KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, kreu i UKIP, Farage jep dorëheqjen
farage

Britani e Madhe, kreu i UKIP, Farage jep dorëheqjen

Pas triumfit të kampit pro largimit nga Bashkimi Europian në referendumin britanik, kreu i Partisë për Pavarësi në Britaninë e Madhe, UKIP, Nigel Farage ka njoftuar largimin nga posti i drejtuesit. E nëse deri përpara referendumit ai ishte shprehur se “dëshironte të rikthente vendin e tij mbrapsht”, që të ishte e pavarur nga BE-ja, tashmë ai përdori edhe disa nota humori, duke u shprehur se po e bënte këtë hap sepse “dëshironte t’i rikthehej jetës së tij. Lajmin e dha gjatë një konference për shtyp në “Westminster”, ndërkohë që dorëheqja vjen vetëm pak më shumë se një javë që kur votuesit britanikë mbështetën “Brexit”-in në referendum, aty ku luajti një rol të rëndësishëm edhe vetë partia euroskeptike UKIP. Nigel Farage ka dhënë dorëheqjen edhe vitin e kaluar, por ishte rikthyer në postin e drejtuesit të euroskeptikëve brenda pak ditësh.