KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, May dhe Leadsom në garë për të zëvendësuar Cameron
britani

Britani e Madhe, May dhe Leadsom në garë për të zëvendësuar Cameron

Deputetët konservatorë në votimin e së enjtes vendosën që ministrja e Brendshme Theresa May dhe Andrea Leadsom të jenë dy kandidatet gra për të pasuar kryeministrin britanik, David Cameron. Tashmë funksioni për të pasuar kryeministrin britanik, David Cameron do të zhvillohet mes një përballje të dy kandidateve gra, ministres së Brendshme Theresa May dhe kandidates pro-Brexit Andrea Leadsom. May fitoi 199 vota, Andrea Leadson 84 vota ndërsa kandidati tjetër pro-Brexit ministri i Drejtësisë, Michael Gove u eliminua duke marrë vetëm 46 vota. Të dy kandidatet do të përcaktohen nga vota e anëtarëve të partisë gjatë periudhës së verës dhe emri i fitueses do të shpallet më 9 shtator.