KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, mbi 1 milionë persona kërkojnë sërisht referendum
Britani e Madhe, mbi 1 milionë persona kërkojnë sërisht referendum

Britani e Madhe, mbi 1 milionë persona kërkojnë sërisht referendum

Mbi një milionë britanikë kanë nënshkruar një peticion online, i cili i është adresuar parlamentit britanik me kërkesën për organizimin e një referendumi të dytë, pas votës pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Peticioni kërkon një votim të ri pas votimit të zhvilluar më 23 qershor, sipas të cilit 51,9 për qind e britanikëve votuan Brexit, një vendim që e lë vendin thellësisht të ndarë. Ndërkaq ka tërhequr vemendje një lajm i gjeneruar nga motorri i kërkimit Google, sipas të cilit vetëm një ditë pas referendumit, pesë pyetjet me kryesore që kanë bërë kkërkuesit kishin lidhje me çështjen Brexit. Kjo ka nxitur komentet se gjatë referendumit nuk ka patur informacion të bollshëm për votuesit lidhur me  këtë çështje.