KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, Mei nis krijimin e kabinetit
Britani e Madhe, Mei nis krijimin e kabinetit

Britani e Madhe, Mei nis krijimin e kabinetit

Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe Tereza Mei ka nisur emërimet e para. Boris Xhonson, ish kryetari i Bashkisë së Londrës i cili udhëhoqi fushatën BREXIT, do të jetë shefi i ri diplomacisë britanike.  Ai zëvendëson Filip Hamond, i cili u emërua sekretar i financave. Ish sekretarja për energjinë Amber Rudd do të jetë sekretare e punëve të brendshme. Majkëll Fellën do të vazhdojë të jetë si sekretar i mbrojtjes, ndërsa Liam Fox, i dorëhequr në vitin 2011, rikthehet sërish në postin e sekretarit të tregtisë ndërkombëtare. Dejvid Dejvis, një euroskeptik i njohur do të jete sekretar shteti për daljen nga BE. Ish sekretari i financave Xhorxh Osborn u tërhoq nga qeveria.