KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani e Madhe, Tereza Mej, favorite per kreun e Konservatorëve dhe kryeministres
Tereza Mei drejt Dauning Strit

Britani e Madhe, Tereza Mej, favorite per kreun e Konservatorëve dhe kryeministres

Ministrja e Brendshme e Britanisë Theresa May, e cila shpalli kandidaturën për të drejtuar Partinë Konservatore, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje. Mediat britanike shkruajnë se Theresa May ka marrë më shumë perkrahje nga deputetët konservatorë se sa 4 kandidatët e tjerë për postin e liderit të partisë dhe sigurisht atë të kryeministrit. Sipas analistëve, tërheqja nga gara e ish-krybashkiakut të Londrës, Boris Johnson, ia ka lehtësuar shumë punën ministres së Brendshme. 59-vjeçarja shihet si figura e duhur për të bashkuar partinë, sidomos pas 6 viteve shërbim të përkryer në Ministrinë e Brendshme. Kandidatët kanë kohë deri të martën për të grumbulluar sa më shumë mbështetje nga 329 deputetët konservatorë dhe ai me më pak vota do të eliminohet nga gara. Kështu do të vazhdojë derisa të mbeten vetëm dy kandidatë në garë dhe fituesi mes tyre do të zgjidhet nga vota e anëtarësisë më të gjerë të partisë. Më 9 shtator do të merret vesh përfundimisht se kush do të udhëheqë Partinë Konservatore dhe Britaninë e Madhe.