KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani; Fëmijët me tre prindër

Britani; Fëmijët me tre prindër

Bebet e bëra nga dy gra dhe një burrë janë miratuar nga rregullatori i fertilitetit i Britanisë së Madhe. Ky veprim historik është bërë me qëllim të parandalimit të sëmundjeve vdekjeprurëse gjenetike. Mjekët në NJukesell të cilët po zhvillojnë këtë formë të përparuar të fertilizimit artificial , kanë filluar tashmë kërkimin për vezë të donatorëve. Fëmija i parë i tillë mund të lind në fund të vitit 2017. Disa familje kanë humbur fëmijët nga sëmundjet e shumta të pashërueshme, të cilat mund t’i lënë njerëzit me energji të pamjaftueshme për të mbajtur rrahjen e tyre të zemrës. Fëmija do të mbajë një sasi të vogël të ADN-së së donatorit, por procedura është e ligjshme, etike dhe shkencërisht e mundur. Teknika që mundëson përdorimin e ADN-­së së 3 prindërve është një hap revolucionar sa i përket riprodhimit njerëzor. Bëhet fjalë për një teknologji të re, e para në historinë e njerëzimit që mundëson lindjen e një njeriu të shëndetshëm nga 2 vezë të rikombinuara me spermën e një personi. Procedura e shumë diskutuar parashikon ndërhyrjen në procesin e fertilizimit për të zhvendosur mitokondrinë, e cila vepron si një bateri e vogël që gjeneron energji brenda qelizës. ADN-­ja mitokondriale është e ndarë nga ADN­ja në bërthamën qelizore dhe nuk prek karakteristika të tilla si flokët, ngjyra e syve, pamja apo karakteristika te personalitetit.