KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani: I akuzuari për vrasjen e Koksit i lidhur me grupe raciste të ekstremit të djathtë
Britani: I akuzuari për vrasjen e Koksit i lidhur me grupe raciste të ekstremit të djathtë

Britani: I akuzuari për vrasjen e Koksit i lidhur me grupe raciste të ekstremit të djathtë

I dyshuari për vrasjen e deputetes britanike Xho Koks ka qenë i lidhur me grupe raciste të ekstremit të djathtë. Kjo është akuza që dega e anti-terrorit britanik ka ngritur ndaj 52-vjeçarit Thomas Mair, i ciliu akuzua për vrasje me dashje të deputetes këtë të enjte në Yorkshire, të Birstall. I përshkruar si njeri i vetmuar nga ana e fqinjëve të tij, në fakt Mair i pyetur për të identifikuar veten e tij para gjykatës në Londër këtë të shtunë u përgjigj: “Emri im është vdekje tradhtarëve, liri për Britaninë”. I akuzuari përgatitej të blinte nga “Aleanca Kombëtare”, një organizatë neonaziste me bazë në SHBA, libra mbi prodhimin e armëve dhe eksplozivëve. Këto dokumente u gjetën prej hetuesve në shtëpinë e tij, sipas “The Guardian”. Në të kaluarën ka qenë edhe trajtuar për probleme psikologjike. Në një foto shfaqet me veshje dhe kapele ushtarake.