KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, Johnson befason: Tërhiqem nga gara për kryeministër
Boris Johnson holds a press conference at Brexit HQ in Westminster, London, after David Cameron has announced he will quit as Prime Minister by October following a humiliating defeat in the referendum which ended with a vote for Britain to leave the European Union.
Boris Johnson holds a press conference at Brexit HQ in Westminster, London, after David Cameron has announced he will quit as Prime Minister by October following a humiliating defeat in the referendum which ended with a vote for Britain to leave the European Union.

Britani, Johnson befason: Tërhiqem nga gara për kryeministër

Ish-kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, ka bërë një njoftim befasues, përmes të cilit bën të ditur se ka vendosur të heqë dorë nga gara për lider të ardhshëm të Partisë Konservatore dhe kryeministër të vendit. Gjatë një fjalimi në Londër, Johnson ka thënë se nuk beson se mund të ofrojë lidershipin dhe bashkimin e duhur për vendin. Ndërkohë ministri i Drejtësisë i Britanisë së Madhe, Michael Gove, do të kandidojë për lider të ardhshëm të Partisë Konservatore, edhe pse dikur ishte një figurë e rëndësishme gjatë fushatës për dalje nga BE, dhe është pritur që të përkrahte kandidaturën e Boris Johnsonit. Ai ka thënë se po kandidon sepse ka ardhur në përfundimin se Boris Johnson nuk mund të ofrojë lidership, apo të ndërtojë një ekip për detyrat që shtrihen përpara. Nga ana tjetër, është edhe ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May e cila ka shpallur kandidaturën e saj për të pasuar kryeministrin në largim, David Cameron. ”Dua të ribashkoj Britaninë e Madhe dhe të përmirësoj klimën politike pas frakturës që pësuan konservatorët nga dështimi në referendum”, ka deklaruar May. Nominimet për lider të Partisë Konservatore dhe kryeministër të Britanisë mbyllen sot. Fituesi i kësaj gare do të shpallet më 9 shtator.