KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, Partia Laburiste përballet me përçarje
brexit, referendumi britanik, partia laburiste, jeremy corbyn

Britani, Partia Laburiste përballet me përçarje

Kreu i opozitës britanike Xheremi Korbin ka pushuar një nga anëtarët kyç të qeverisë së tij në hije, ndërsa partia laburiste të cilën ai e drejton po përballet me përçarje të mëdha pas votimit britanik për të dale nga Bashkimi Europian. Korbin iu bashkua kryeministrit konservator Dejvid Kameron në fushatën për të qëndruar në bllokun europian. Zoti Kameron ishte edhe viktima e parë e kampit humbës për qëndrimin e vendit në BE, ndërsa deklaroi dorëheqjen mëngjesin e së enjtes, pas daljes së rezultateve të referendumit. Prestigjozja britanike BBC noftoi se Xheremi Korbin ka pushuar sekretarin e jashtëm të qeverisë në hije Hilari Benn, i cili po nxiste anëtarët e partisë të jepnin dorëheqjen nësë Korbin refuzonte të largohej. Një zëdhënës i partisë laburiste u shpreh se zoti Korbin kishte humbur besimin në Ben. Dy deputetë laburistë kanë paraqitur nje votim mosbesimi ndaj liderit të tyre. Korbin eshte perballur me akuza qe e humbi referendim per qendrimin e vendit ne BE pasi deshtoi te mblidhte prane partise bazen e votuesve te klases punetore. Vete Korbin e ka kundershtuar votimin e mosbesimit por kjo ceshtje ka shume mundesi te dominoje nje takim te partise laburiste qe do te zhvillohet neser.