KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, policia nis hetimin për pakon e dyshimtë
stadiumi

Britani, policia nis hetimin për pakon e dyshimtë

Policia britanike ka nisur hetimin e menjëhershëm pas anulimit të ndeshjes së djeshme mes Manchester United dhe Bournemouth si pasojë e alarmit për bombë. Pas evakuimit të stadiumit, policia zbuloi se pakoja e dyshimtë ishte vërtetë një mjet i ngjashëm me bombë, por që përdorej gjatë stërvitjeve të sigurisë. Objekti ishte lënë në tualetet e stadiumit “Old Trafford” nga një kompani private e cila kishte kryer një ushtrim stërvitor për situata emergjence. Zbulimi i mjetit të dyshimtë disa minuta para ndeshjes detyroi zyrtarët të anulonin takimin dhe evakuuan menjëherë stadiumin dhe më pas policia kreu edhe një shëprthim të kontrolluar. Kryebashkiaku i Manchesterit e konsideroi situatën e krijuar të papranueshme dhe bëri thirrje për një hetim urgjent për të verifikuar se si kishte ndodhur ngjarja dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë. Ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth është planifikuar për të martën në mbrëmje.