KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, qeveria krijon departamentin e posaçëm për dosjen Brexit
cameron

Britani, qeveria krijon departamentin e posaçëm për dosjen Brexit

Qeveria britanike krijoi një departament të posaçëm që do të nisë punën për dosjen Brexit. Zyrtarë qeveritarë theksuan se një referendum mbi pavarësinë do të ishte çështja e fundit që Skocia ka nevojë. Kryeministri David Cameron, i heshtur prej njoftimit të dorëheqjes, një ditë pas referendumit në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, dënoi ndër të tjera nëpërmjet një zëdhënësi incidentet ksenofobe që u shënuan pas fitores së Brexit në përfundim të referendumit të së enjtes. “Departamenti i ri do të kryejë një punë intensive mbi reformat e nevojshme që do të vihen në zbatim për të mbështetur kryeministrin e ri me propozime dhe mendime të domosdoshme”, saktësoi zëdhënësi në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Pas referendumit, Cameron njoftoi të premten e kaluar dorëheqjen që do të hyjë në fuqi pas zgjedhjes së kandidatit të ri për kryeministër gjatë kongresit të partisë në fillim të tetorit. Nga ana tjetër zyrtarët evropianë ushtrojnë presion mbi britanikët për zyrtarizimin e aktit të divorcit pa pritur zbatimin në këtë afat kohor.