KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britani, rregulla të reja për emingrantët që duan të martohen
Britani, rregulla të reja për emingrantët që duan të martohen

Britani, rregulla të reja për emingrantët që duan të martohen

Gjykata e lartë në Britani ka vendosur rregulla të reja për lidhjen në martesë midis shtetasve britanikë dhe emigrantëve.

Çështja u soll në gjykatë nga dy gra britanike, bashkëshortët e të cilave nga Jemeni dhe Pakistani, donin të vinin në Britani për të qënë me familjet e tyre.

Por këta të fundit duhet të mësojnë më së miri gjuhën angleze dhe t’i nënshtrohen një testi. Gratë ishin në kundërshtim, pasi kjo i privonte nga të paturit një jetë normale familjare. Por gjykatësit nuk ishin dakort. Ata thanë se meshkujt duhet të mësojnë gjuhën angleze dhe të kenë aftësi kompjuterike për t’u bërë më vonë edhe shtetas britanik. Kështu, Gjykata e Lartë “theu” nenin 8 të Konventës Europiane Për Të Drejtat e Njëeriut për të patur një jetë private familjare.