KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania dhe shtete të tjera nderojnë deputeten e vrarë një ditë më parë
cox

Britania dhe shtete të tjera nderojnë deputeten e vrarë një ditë më parë

Britania e Madhe nderoi sot deputeten Xho Koks e cila humbi jetën pasi u godit me thikë dhe armë nga një person ditën e djeshme. Qindra persona të të gjithë besimeve u mblodhën dje në kishën Shën Pjetër në Birstoll për të marrë pjesë në një shërbesë në nderim të saj, ndërsa një tjetër përkujtimore u mbajt jashtë parlamentit britanik. Mes personave që nderuan zonjën Koks ishte edhe Hilari Klinton, e cila u shpreh se humbja e Koks ishte e tmerrshme. Nderime për zonjën Koks, e cila bëri fushatë për qëndrimin e vendit të saj në Bashkimin Europian, u zhvilluan edhe në Europë. Bashkëshorti i saj u shpreh se nëna e dy fëmijëve të tij kishte luftuar për një botë më të mirë. Sipas dëshmitarëve, agresori i quajtur Tomi Meir, kishte bërtitur dy herë “Britania mbi të gjitha” ndërsa po kryente sulmin.