KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania e Madhe dhe BE arrijnë më në fund marrveshje
Britania e Madhe dhe BE arrijnë më në fund marrveshje

Britania e Madhe dhe BE arrijnë më në fund marrveshje

Pas bisdimeve të shtira dy ditore mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian, kryeministri britanik Dejvid Kameron lajmëroi se është përgatitur një draft me kërkesa që përmabn ndryshimet thelbësore të cilat ai dëshiron të shohë në marrëdhënien e vendit me BE-në. Kryeministri shtoi se ka shumë hollësi që po punohen para një takimi që do të mbahet më 18-19 Shkurt. Në draftin e hartuar nga Kameron dhe presidenti i bashkimit evropian Donald Tusk ofrohet një frenim urgjent, siç është quajtur, i politikave evropiane ndaj emigrantëve. Megjithatë, ndalesa 4 vjeçare për pëfitime pune ndaj emigrantëve evopianë në Britani, që kërkonte shefi i qeverisë Britanike, nuk u arrit. Kjo masë mund të hyjë në fuqi vetëm nëse Britania vendos të qendrojë në Bashkimin Evropian pas referendumit që ka planifikuar të mbajë. Drafti përmban gjithashtu masa shtesë për të mbrojtur vendet evropiane po që nuk janë pjesë e monedhës së përbashkët, rregulla shtesë për biznesin dhe përjashtimi i britanise nga politika e një Bashkimi Evropian të lidhur përherë më ngushtë. Nga ana politike, deklarimi i evropës që Britania nuk është e detyruar të integrohet më thellë në BE është kryesori që ka arritur zoti Kameron në këto bisedime.