KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania nis sulmet e para ndaj ISIS
nisin sulmet britanike ndaj isis

Britania nis sulmet e para ndaj ISIS

Avionët RAF Tornado kryen sulmet e para kundër Shtetit Islamik në Siri, konfirmoi Ministria britanike e Mbrojtjes. 4 avionë u nisë nga Qipro, pak pasi deputetët miratuan bombardimet ndaj ISIS. Sulmet fokusuan 6 objektiva në një fushë nafte të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik në lindje të Sirirsë, bën të ditur BBC. Një ditë më parë (2 dhjetor) deputetët votuan me 397 vota pro që Mbretëria e Madhe të niste aksionin në Siri, pas 10 orësh debat në Dhomën e Komunave. 223 vota ishin kundër nisjes së aksionit. Dy nga katër avionët, tani janë rikthyer në bazë. Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se ky ishte “sulmi i parë në Siri”.