KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Britania sot në heshtje, nesër vendoset pro apo jashtë BE-së
A display of U.K., Union Jack flags fly in front of The Houses of Parliament, in London, U.K., on Monday, Feb. 15, 2016. U.K. lawmakers are not the only ones bracing for a tough few months before Britain's referendum on its European Union membership. A gauge of expected volatility for the pound near the highest since 2011 shows traders are expecting a rough ride too. Photographer: Jason Alden/Bloomberg

Britania sot në heshtje, nesër vendoset pro apo jashtë BE-së

Britania sot është në heshtje pak orë para referendumit që do të vëndosë mbi të ardhmen e vendit ndërkohë që nuk është e qartë nëse shumica e votuesve do të mbështesin qëndrimin në Bashkimin Evropian apo largimin nga blloku. Vrasja javën e kaluar e një ligjvënëseje britanike që mbështeste qëndrimin në bllokun 28 vendësh, duket se ka nxitur shumë votues të ndryshojnë qëndrim. Politikanët dhe ligjvënësit britanikë iu rikthyen fushatës të hënën, e cila u pezullua në nder të ligjvënëses së Partisë Laburiste Jo Cox, vrasja e së cilës duket se kishte motive politike. Edhe populli duket po aq i ndarë lidhur me anëtarësinë në BE sikurse edhe politikanët. Kryeministri ka argumentuar me pasion kundër largimit, por disa nga miqtë e tij kornservatorë thonë se vendi ka humbur shumë sovranitet tek Brukseli. Shumë britanikë nuk i duan rregullat e BE për emigracionin me drojen se kjo është barrë e sistemit te tyre. Por largimi nga blloku do të kishte pasoja më të rënda ekonomike, për shkak të rregullave në import, eksport, banka, e shumë fusha të tjera. Sidoqoftë, deri të enjten në mbrëmje, të gjithë duken të pavendosur për rezultatin.