KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brukse, shpërthim në ambientet e jashtme të Institutit të Kriminalistikës
EPA/STEPHANIE LECOCQ

Brukse, shpërthim në ambientet e jashtme të Institutit të Kriminalistikës

Një shpërthim dhe një zjarr masiv kanë përfshire Institutin e Kriminalistikës në Bruksel, pas futjes në mjediset e tij të një makine që fillimisht u raportua se kishte bombë të instaluar në të. Por deri tani policia nuk mund të konfirmojë nëse makina kishte bombë. Shpërthimi i dëgjuar nga banorët e godinave në afërsi të vendngjarjes ndoshta mund të jetë shkaktuar për shkak të materialeve të djegshme në institut. Zyra e prokurorit të Brukselit bëri të ditur se zjarri i rënë pranë institutit të kriminalistikës në Bruksel mund të ketë patur qëllim shkatërrimin e disa provave. Mediat belge raportojnë se nuk ka patur viktima në laborator, dhe është e paqartë së çfarë mund t’u ketë ndodhur keqbërësve të cilët janë larguar nga skena e krimit. Në shuarjen e zjarrit u përfshine 30 forca zjarrfikëse, megjithate godina, e cila ndodhet në veri të Brukselit, ka pësuar dëme të mëdha. Pikërisht në afërsi të kësaj godine kishte jetuar edhe Bilal Hadfi, një nga agresorët e sulmeve të Parisit, i cili hodhi veten në erë jashtë mjediseve të Stad dë Frans. Niveli i alarmit për terrorizmit ka qënë i lartë në Bruksel që pas sulmeve me bomba të cilat u morën jetën 32 personave në metronë dhe aeroportin e qytetit.