KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, alarm për bombë, një i arrestuar

Bruksel, alarm për bombë, një i arrestuar

Një i dyshuar që mbante veshur një rrip me eksploziv ka alarmuar policinë belge në Bruksel, teksa ka hyrë në një qendër tregtare. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa situata është cilësuar shumë e dyshimtë. Kryeministri Charles Michel ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Autoritetet evakuuan të gjithë qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare, ndërsa zona u rrethua dhe u kontrollua për t’u siguruar që në ambientet përreth nuk kishte ndonjë pako tjetër të dyshimtë. Policia mori njoftim rreth orës 05:30 me orën lokale për alarmin për bombë, ndërkohë hetimet vazhdojnë. Sa i përket të arrestuarit që mbante veshur brezin e mesit të mbushur me eksploziv, nuk ka asnjë të dhënë dhe as nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Disa muaj më parë, Brukseli u godit nga sulmet terroriste duke shkaktuar dhjetra të vdekur e të plagosur.