KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, arrestohen 10 persona si të dyshuar për terrorizëm

Bruksel, arrestohen 10 persona si të dyshuar për terrorizëm

Dhjetë të dyshuar janë arrestuar në tre vende europiane gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa autoritetet po shtojnë përpjekjet për të parandaluar sulme të tjera terroriste, pas atyre të Brukselit. Në orët e vona të ditës së djeshme, gjashtë persona, u ndaluan në lagjen Skarbek dhe një në zonën e pyllit në Bruksel. Në gjermani, autoritetet kanë ndaluar dy persona që mendohet se kanë lidhje me sulmet e Brukselit. Ndërsa në Paris, është ndaluar një person që dyshohet se po planifikonte një tjeteë sulm terrorist në kryeqyetin francez Mediat belge raportuan se sot janë dëgjuar të paktën dy shpërthime gjatë një operacioni policie të ndërmarrë në Skarbek, por akoma nuk është sqaruar shkaku i tyre. Mediat lokale gjithashtu kanë bërë të ditur se një person me çantë shpine është neutralizuar pasi refuzoi të dorëzohej. Ndërkohë, policia belge disponon një kasetë të regjistruar dhjetorin e shkuar që tregon se dy nga kamikazët e Brukselit po vëzhgonin një central bërthamor, por nuk kanë bërë të ditur se çfarë kishin ndërmend të bënin agresorët. Forca ushtarake të shumta kanë zbarkuar për të mbrojtur të gjitha centralet bërthamore të vendit.

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian propozuan mbremjen e djeshme arritjen e nje marrëveshje të shpejtë për shkëmbimin e të dhënave sekrete strategjike, pas shpërthimeve të Brukselit.