KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, BE dhe NATO rrisin bashkëpunimin

Bruksel, BE dhe NATO rrisin bashkëpunimin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogerini premtuan rritje bashkëpunimi kundër luftrave të pazakonta me të cilat përballet Bashkimi Europian dhe NATO. Para takimit të Aleancës, Stoltenberg foli për luftën hibride të paparashikueshme të Rusisë, e cila bën përzierje të trupave të paidentifikuara, propagandë dhe presion ekonomik, taktika të cilat, sipas NATO-s, Moska i ka përdorur edhe për aneksimin e Krimesë në vitin 2014. NATO beson se Bashkimi Europian dhe Aleanca e Atlantikut duhet të përqendrohen tek problemet që sjell Rusia dhe Libia, si trafiku i qenieve njerëzore dhe i armëve. Ndersa diplomatja e lartë e BE-se Federika Mogerini tha: “Ndërkohë që merremi me operacione të ndryshme, si trajnimi i rojeve bregdetare të Libisë, ose zbatimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në embargon e armëve, duhet të forcojmë asetet dhe kapacitetet tona dhe mbështetja e bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim mund të jetë e domosdoshme “. 22 prej 28 anëtarëve të NATO-s janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian. Të dy këto institucione përballen me kufizime në atë që ata mund të bëjnë së bashku, për shkak të tensioneve territoriale mes Turqisë dhe Greqisë që kufizojnë shkëmbimin e informacionit.