KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, hapen shkollat dhe metrotë
Bruksel, hapen shkollat dhe metrotë

Bruksel, hapen shkollat dhe metrotë

Në Bruksel u rihapen sot shkollat dhe sistemi i metrosë, pas katër ditësh të mbyllura, për shkak të kërcënimeve për sigurinë. Megjithatë, autoritetet thanë se alarmi më i lartë i kërcënimit nuk është hequr. Rreth 300 policë shtesë po mbrojnë shkollat dhe rreth 200 ushtarë patrullojnë nëpër metro. Gjysma e stacioneve të metrosë u mbajtën të mbyllura, ndërsa muzetë dhe ndërtesat e tjera publike po hapën por me roja shtesë. Autoritetet belge janë ende në kërkim të njërit prej sulmuesve të dyshuar të Parisit, i identifikuar si Salah Abdeslam. Gjatë këtyre 4 ditëve janë arrestuar mbi 20 persona. 5 prej tyre përballen me akuza që lidhen me terrorizmin në Paris. Alarmi vazhdon të mbetet i lartë edhe në qytetet e tjera të Belgjikës, ku janë anuluar shumë veprimtari sportive e kulturore.