KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, kapet Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar
Bruksel, kapet Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar

Bruksel, kapet Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar

I shumëkërkuari Aalah Abdeslam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar të premten në lagjen Molenbek të Brukselit. Lajmi u raportuar fillimisht nga mediat belge, sipas të cilave gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person përveç 26-vjeçarit. Salah Abdeslam u qëllua në këmbë nga komandot e policisë.
Ministri belg për azilin dhe migracionin, Theo Francken, konfirmoi arrestimin e tij, duke deklaruar: “Ne e kapëm atë”.
Abdeslam është i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku 130 persona humbën jetën. Ai arriti të largohej nga Franca menjëherë sapo vëllai i tij hodhi veten në erë gjatë sulmeve të njëpasnjëshme që goditën kryeqytetin francez. Me herët shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera të Abdeslam u gjetën gjatë bastijes së një apartamenti të martën në zonën Molenbek, të cilat siç duket kanë shërbyer si indicie për arrestimin e tij.