KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Kosova dhe Serbia diskutojnë për kodin telefonik

Bruksel, Kosova dhe Serbia diskutojnë për kodin telefonik

Me ftesë të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do të vazhdojë raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raund i ri i bisedimeve ka për qëllim të bindë palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura, zbatimin e të cilave Serbia e ka bllokuar që prej një viti. Sot, ministrja për dialog Edita Tahiri do të takohet me drejtoreshën për çështjet e Europës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, ku do kërkojë që Serbia të heqë bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës. Ndërsa, dje ministrja Tahiri, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të thirrur nga Bashkimi Europian.