KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, krerët e BE-së mbajnë samitin pa Britaninë, hera e parë në 40 vjet
britain-eu-summit

Bruksel, krerët e BE-së mbajnë samitin pa Britaninë, hera e parë në 40 vjet

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë mbledhur sot në Bruskel për të diskutuar hapat që do ndërmerren në përgjigje të situatës që mund të krijohet pas shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Kryeministri Britanik Kameron nuk është i pranishëm në këtë takim, ndërsa mbrëmjen e shkuar ai e shfrytëzoi samitin e liderëve europianë për të shprehur shpresën se negociatat për daljen e Britanisë nga blloku europian do të jenë konstruktive. Ndërkohë, sot në Bruksel ndodhet edhe kryeministrja skoceze Nikola Stërxhën, e cila do të diksutojë me krerët e intitucioneve europiane mbi rezultatin e referendumit në vendin e saj, që janë shumë të ndryshme nga ai i Anglisë. Stërxhën fillimisht u takua me kreun e Parlamentit Europian Shulz dhe pasdite do të takohet me Junker. Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk e ka refuzuar takimin, pasi thekson se është kohë e papërshtatshme për një takim të tillë.