KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, pritet plani i KE për refugjatë
Bruksel, pritet plani i KE për refugjatë

Bruksel, pritet plani i KE për refugjatë

Këshilli Europian do të vendosë në një samit dyditor që ka nisur të enjten pasdite për planin përfundimtar për refugjatët. Duke shpresuar të ketë një vendim të përbashkët për këtë, udhëheqësit europianë ndërkohë njohin vështirësinë e negociatave me Turqinë, në të njëjten kohë që plani parashikon mbajtjen e refugjatëve pikërisht në territorin e saj deri në shpërndarjen në vendet europiane të atyre që u njihet statusi i refugjatit. Plani me anekset e tij, sipas asaj që ka përgatitur Komisioni Europian parashikon shpërndarjen deri në fund të vitit të rreth 63 mijë emigrantëve që ndodhen në Greqi, ndërkohë që udhëheqësit europianë janë të unifikuar për të ndihmuar Greqinë në këtë rol. Nga ana tjetër, Greqia dhe Italia janë parashikuar gjithashtu si vendet kryesore të pikave të pranimit dhe regjistrimit të emigrantëve, pas të cilave përcaktohet se kush e fiton statusin. Vendet europiane kanë parashikuar deri tani shpërndarjen vetëm në territorin europian për emigrantët e rregullt, ndërsa e cilësojnë si sukses frenimin e valës së papërmbajtur të emigrantëve të paradisamuajve.
Në planin e 7 marsit, Shqipëria ishte parashikuar vetëm për një proces përforcimi të kufirit që qeveria shqiptare deri tani e ka në negocim me Italinë. Siç është bërë e ditur, të premten do të kryejë takime në Tirane komisioneri europian për refugjatët Avramopulos, i cili gjithësesi do të përcjellë vendimet europiane që deri tani janë prirur të kontrollojnë emigrimin ilegal dhe trafikun e qënieve njerëzore. Qeveria shqiptare ngriti me një vendim të posaçëm të mërkurën një komitet për trajtimin e kësaj situate të emigrimit në kufijtë jugorë të Shqipërisë.