KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, protesta kundër politikave ekonomike dhe sociale
belgjike, protesta, reforma ekonomike dhe sociale, qeveria e djathte

Bruksel, protesta kundër politikave ekonomike dhe sociale

Policia belge ka përdorur uje me presion për të shpërndarë personat që u konfrontuan me policinë në fund të një proteste të organizuar sot në Bruksel kundër politikave ekonomike dhe atyre sociale të ndërmarra nga qeveria e qëndrës së djathtë. Rreth 50 mijë persona, u mblodhën në një manifestim që supozohej të ishte paqësor, në fund të të cilit disa dhjetra protestues filluan të qëllonin policinë me gurë dhe të përlesheshin me ta. Të paktën dy policë, njëri prej të cilëve shefi i policisë së brukselit, dhe disa protestues janë plagosur gjatë këtyre përplasjeve. Më shumë se 12 persona janë ndaluar nga policia.