KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, shqiptari fiton llotarinë 168 milionë euro
Bruksel, shqiptari fiton llotarinë 168 milionë euro

Bruksel, shqiptari fiton llotarinë 168 milionë euro

15 euro = 168085323 euro. Gjithkush e di se një barazim i tillë në matematikë nuk mund të pranohet. Por në botën e llotarive po. Njeriu që fitoi llotarinë prej 168 milionë eurosh në Bruksel të martën, është një shtetas belg me origjinë shqiptare që jeton në Belgjikë. 45 vjeçari, punonjës i një kompanie pastrimi në Bruksel, kishte blerë një biletë për 15 euro. “Ishte e pabesueshme. Kuptova që isha fitues pasi kontrollova numrin e biletës në faqen online” tha ai. I martuar dhe me 4 fëmijë, shqiptari jeton në Bruksel prej 15 vitesh. Tashmë jeta e tij do të ndryshojë.