KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brukseli goditet nga sulme terroriste
Brukseli goditet nga sulme terroriste

Brukseli goditet nga sulme terroriste

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe dhjetra janë plagosur nga dy shpërthimeve në aeroportin e Zaventemit në Bruksel mëngjesin e së martës. Ende nuk ka shumë hollësi rreth ngjarjes, por dyshohet për një sulm terrorist pas arrestimit të Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë, i dyshuari kryesor i terroriste në Paris pak kohë më parë.
Dëshmitarët e kanë përshkruar ngjarjen si një tmerr të vërtetë pas shpërthimeve që erdhën nga sporteli i kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines. Disa pamje të tregojnë sallën e shkatërruar dhe njerëz të gjakosur duke dalë nga aeroporti. Terminali është i shkatërruar ndërsa zyrtarët e aeroportit bënë të ditur se ai është mbyllur. Shpërthime ka patur edhe në dy stacione metroje, por nuk ka shumë lajme rreth tyre.  Në qytet është vënë në zbatim plani i katastrofave dhe ushtria ka marrë në dorë çdo gjë. Kanë filluar kontrolle të imtësishme pasi egziston frika e sulmeve të tjera.