KRYEFAQJA » LAJME » Brukseli për Maqedoninë: Javët e ardhshme, kyçe për vendin
maja

Brukseli për Maqedoninë: Javët e ardhshme, kyçe për vendin

Brukseli zyrtar i ka bërë sërish thirrje liderëve politikë të Maqedonisë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme, duke theksuar se javët në vijim janë kyçe për Maqedoninë. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian Maja Kocijançiç, deklaroi se në BE ekziston një pajtueshmëri e qartë se marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet, duhet të forcohet sundimi i ligjit, si edhe të zbatohen reformat parësore. Kocijançiç nuk ka saktësuar nëse në debatin e Komisionit për Politikë të Jashtm të BE-së që u mbajt para dy ditësh në Luksemburg, është disuktuar për sanksione ndaj Maqedonisë, edhe pse është përmendur kundërshtimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias ndaj ndëshkimit të mundshëm.