KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Brukseli përjeton tmerrin e terrorit

Brukseli përjeton tmerrin e terrorit

Brukseli ka përjetuar të martën ndoshta një nga ditët më të këqia të historisë së tij. Fillimisht dy shpërthime në aeroportin Zaventem kanë shkaktuar të paktën 11 viktima dhe mbi 81 të plagosur  raportuan mediat lokale. Një orë pas shpërthimeve të aeroportit, u dëgjua një shpërthim tjetër në stacionin e metrose në lagjen Malbek, pranë insitutcioneve të BE-së. Autoriteti belg i metrove ka raportuar 15 viktimash dhe 55 të plagosurish në Malbek. 10 prej të plagosurve janë në gjendje kritike.  Pas shpërthimeve në aeroport, janë evaukuar pasagjeret, dhe janë njoftuar njerëzit të mos i afrohen zonës. Është mbyllur metroja, ndërsa janë pezulluar të gjithë shërbimet hekurudhore dhe ato të autobuzëve. Mediat lokale kanë raportuar se në mjediset e aeroportit dhe metrosë u gjetën bomba të tjera ende të pashpërthyera nga shërbimet e emergjecës. Agjencia e lajmeve Belga raportoi se para se të dëgjoheshin shpërthimet në aeroport, janë dëgjuar të shtëna dhe të bërtitura në gjuhën arabe.  Ndërkohë, prokuroria federale belge ka konfirmuar se një nga shpërthimet në aeroport ishte sulm kamikaz. Në të gjithë Belgjikën është rritur gjendja e sigurisë në nivelin maksimal.