KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH: Ekonomia shqiptare në drejtim pozitiv
BSH, tjetër histori dëmi

BSH: Ekonomia shqiptare në drejtim pozitiv

Ekonomia shqiptare po tregon se po ecën nga kahu pozitiv, vlerëson Banka e Shqipërisë në Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Sipas tij gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2015 ajo u rrit me 2.8 për qind, madje mbi pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë. Në raport, Banka e Shqipërisë parashikon që ekonomia shqiptare të vijë duke përmirësuar treguesit e saj, sidomos në 6 mujorin e parë të 2016. Duke iu referuar raportit, kushtet financiare, bilancet e sektorit financiar dhe privat, si dhe ambienti i jashtëm pritet të vijnë në përmirësim, duke ushqyer rritjen e kërkesës së brendshme dhe të jashtme. Banka parashikon që inflacioni mesatar i vitit 2015 pritet të luhatet rreth nivelit 2 për qind. Në këtë raport tregues pozitiv ka shënuar edhe kreditimi, sidomos ai në monedhën vendase. Kredia në lekë u rrit me 7.5 për qind në 3 mujorin e dytë. Ecuria pozitive e kredisë në lekë ka ndikuar në rritjen në 42.5 për qind të peshës së këtij portofoli ndaj totalit, një peshë kjo 2.5 pikë përqindje më e lartë se në muajin maj të një viti më parë. Sipas treguesve të publikuara në raport, kreditimi në valutë është tkurrur me 0.7 për qind në terma vjetorë, ndërsa kredia për biznese është rritur me 2.0 për qind vit mbi vit në tremujorin e dytë të vitit. Përmirësimi i portofolit të kredisë për biznese është mbështetur si nga kreditimi për nevoja likuiditeti, ashtu edhe nga rritja e kredisë për investime. Po, sipas raportit, ndikimi nga kriza greke është i papërfillshëm, i përkohshëm dhe në fillim të vitit 2016 treguesit do të përmirësohen. Por pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë  garanton se sistemi bankar nuk preket nga efektet e krizës të vendit fqinj.