KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH ul normat e interesit, kreditë përgjigjen pozitivisht
BSH ul normat e interesit, kreditë përgjigjen pozitivisht

BSH ul normat e interesit, kreditë përgjigjen pozitivisht

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.25% normën bazë të interesit. Governatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një konferencë për mediat tha se norma bazë e interesit zbret nga niveli 2.00% në nivelin 1.75%. Duke spjeguar arsyet e këtij vendimi zoti Sejko tha se në të ka ndikuar pritshmëria për rritjen e inflacionit. Aktualisht inflacioni mestar i tremujorit të tretë rezultoi në nivelin 1.8%. Guvernatori i BSH tha se “Gjenerimi dhe gjallërimi gradual i ekonomisë do të jetë faktori kryesor për kthimin e inflacionit ne objeksionin kryesor. Aktiviteti ekonomik rezultoi një rritje prej 2.5% në tremujorin e dytë duke rezultuar afër parashikimeve tona” tha ai. Sipas zotit Sejko politikat lehtesuese të Bankës së Shqipërisë i ka sjellë normat e interesit të kredisë në nivele normale historike. “Në përgjigje të saj, portofoli i kredisë ka filluar të shfaqe përgjigje pozitive. Norma vjetore e portofolit qëndroi në 5.2% në rritje në muajn gusht, ndërsa pesha e kredisë së dhënë arriti në nivelin 42%” tha ai.