KRYEFAQJA » LAJME » Budapest, UEFA pritet të vendosi për anëtarësimin e Kosovës
Budapest, UEFA pritet të vendosi për anëtarësimin e Kosovës

Budapest, UEFA pritet të vendosi për anëtarësimin e Kosovës

Federata Evropiane e Futbollit, pritetet të vendosi të martën nëse Kosova do të jetë anëtarja e 55-të e kësaj organizate. Anëtarësimi i Kosovës do të jetë dhe pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që po i mban punimet në Budapest.
Kosovës i duhen të paktën 28 votat e 54 vendeve anëtare të UEFA-s ku votimi është i hapur dhe bëhet me ngritje dore ose të kartonit të votimit.
Në shtator të vitit të kaluar Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, miratoi kërkesën zyrtare të Kosovës, që anëtarësimi i saj të vihet në rendin e ditës së kongresit të Budapestit.
Nëse kërkesa miratohet, atëherë Kosovës do të mund t’i mundësohej anëtarësimi i plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA, në takimin e radhës që do të mbahet në Mexico City, me 12 dhe 13 maj.
Nëse pritjet e Kosovës përmbushen, atëherë, ekipet e saj do jenë në gjendje të marrin pjesë në garat e UEFA-s, dhe ekipi i saj kombëtar mund edhe të pranohet në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2018. Shorti për këtë është hedhur në Rusi në muajin korrik të vitit të kaluar, por Kosova potencialisht mund të shtohet në një nga grupet e Evropës.
FIFA vendosi në janar të vitit 2014 që t’i lejojë Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Megjithatë ajo vendosi kufizime duke i ndaluar Kosovës që të luajë kundër ekipeve të vendeve që kanë dalë nga ish federata jugosllave. Ndërkaq klubeve të Kosovës u është ndaluar të shpalosin simbolet kombëtare apo të këndojnë himnin shtetëror gjatë ndeshjeve.
Serbia i është kundërvënë anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare që kur ajo shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008. Federata e Futbollit të Serbisë tha se do të luftojë deri në fund që të pengojë anëtarësimin e Kosovës ne UEFA.