KRYEFAQJA » LAJME » Hungaria mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE
Budapesti zyrtar mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e vendit tonë

Hungaria mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE

Budapesti zyrtar mbështet hapjen e menjëhershme dhe pa vonesa të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, pasi procesi i integrimit evropian është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Këtë mbështetje i’a dha kryediplomatit shqiptar, homologu i tij hungarez Peter Szijart i cili vlerësoi edhe procesin e reformave të ndërmarra nga qeveria jonë në rrugëtimin evropian të vendit, ofruoi ekspertizën hungareze në këtë proces. Zyrtarët gjithashtu rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes vendeve dhe, referuar bashkëpunimit dhe intensifikimit shkëmbimeve, ata vlerësuan rivendosjen e linjës ajrore direkte Tiranë-Budapest e cila do të ndodhë brenda këtij viti, duke shprehur bindjen mbi ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat.