KRYEFAQJA » LAJME » Bujar Nishani dekreton ligjin e SPAK-ut
Nishani: Palët të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze!

Bujar Nishani dekreton ligjin e SPAK-ut

Presidenti dekretoi të martën ligjin e njohur si SPAK. Bëhet fjalë për ligjin që krijon strukturat e posaçme antikorrupsion dhe byronë kombëtare të hetimit. Ky është ligji i dytë që hyn në rrugën e zbatimit pas atij të Vettingut. Nisja nga puna e institucioneve të luftës kundër korrupsionit do të sjellë edhe përfundimin e mandatit të gjykatës dhe prokurorisë së krimeve të rënda. Ligji i SPAK i sapo dekretuar nga Presidenti hyn në fuqi sapo të botohet në fletoren zyrtare.