KRYEFAQJA » LAJME » Bujar Nishani me shoqatat shqipëtare në Itali
bujar nishani, shoqata shqiptare, itali, presidenti italian, be

Bujar Nishani me shoqatat shqipëtare në Itali

 

Anëtarësimi në NATO, vijimi i proçesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe progresi socio-ekonomik i Shqipërisë nuk mund të konceptohen pa kontributin e emigracionit shqiptar jashtë vendit, veçanërisht të shqiptarëve që jetojnë në Itali. Në një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Romë, Presidenti Bujar Nishani u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj që kapacitetet e tyre t’ia ofrojnë edhe vendit të tyre. Presidenti vuri theksin tek domosdoshmëria e ngritjes së një institucioni në nivel ministrie për të mbajtur dhe koordinuar raportet me diasporën. Duke u fokusuar tek potencialet dhe burimet që ofron vendi yne, Presidenti tha se raporti i të ardhurave që vijnë nga këto burime me standardin aktual të jetesës mbetet i pajustifikueshëm për shkak të problemeve si korrupsioni. Nishani gjithashtu u shpreh se Shqiperia nuk eshte me origjina e skafistëve, qe dikur njollosnin emrin “shqiptar”, por ajo perfaqesohet me se miri permes shqiptareve qe jetojne ne Itali, te cilet tashme jane kthyer ne ura te forta miqesie mes dy vendeve.