KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bujar Nishani uron Donald Trump për fitoren
Nishani, trump, presidenti, shqiperi, shba, urim

Bujar Nishani uron Donald Trump për fitoren

 

Historike e ka cilësuar presidenti Bujar Nishani fitoren e Donald Trump si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një mesazh urimi, kreu I shtetit shqiptar shprehu edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e madhe të SHBA-së në momentet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Në mesazh, z. Nishani tregon besimin se lidhjet e forcuara mes Shqipërisë dhe Amerikës do të pasurohen gjatë presidencës së Trump. Në fund të urimit, në cilësinë e presidentit, Nishani e siguron presidentin e ri, Donald Trump për miqësinë e pakushtëzuar të popullit shqiptar, i cili sipas tij ka parë të mishëruar ndër vite te kombi i madh amerikan, vlerat e respektimit të lirisë e të demokracisë.