KRYEFAQJA » LAJME » Bujqësi, Qeveria dhe BERZH marrëveshje kreditimi 15 milionë euro
Bujqësi, Qeveria dhe BERZH marrëveshje kreditimi 15 milionë euro

Bujqësi, Qeveria dhe BERZH marrëveshje kreditimi 15 milionë euro

Qeveria shqiptare  dhe BERZH, firmosën një marrëveshje kreditimi në fushën e bujqësisë. Sipas ministrit të bujqësisë Edmond Panariti, sipas kësaj marrëveshjeje do të aktivizohen bankat e nivelit të dytë, ku garantë do të jenë qeveria shqiptare dhe BERZH. “Krijimi i një fondi të garancisë që do të jetë zanafilla e një procesi të ri të financimit të bujqësisë duke futur në lojë bankat e nivelit të dytë që mbështetur në këtë fond garancie, që është një kontribut i përbashkët mes qeverisë me 15 mln euro dhe BERZH që i bashkangjitet në mënyrë përplotësuese këtij fondi duke vendosur një shumë të konsiderueshme krijohet një fond i garancisë i cili pritet që të mbështesë përshpejtimin e kreditimit të bujqësisë nga bankat e nivelit të dytë me kredi të favorshme”, tha zoti Panariti. “Me këtë instrument të ri ne shpresojmë të bëjmë një hap të madh përpara në çështjen e huamarrjes dhe mbështetjes së bujqësisë” shtoi ai. Përfaqësuesi i BERZH në Shqipëri, Christoph Denk tha se kjo marrëveshje është një mbështetje për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Objektivi i kësaj marrëveshje është rritja e mundësisë për financim të projekteve, duke rritur konkurrencën dhe ulur koston e prodhimit.