KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bujqësi: Zbulohet formula kundër infeksionit të fusariozës
Bujqësi: Zbulohet formula kundër infeksionit të fusariozës

Bujqësi: Zbulohet formula kundër infeksionit të fusariozës

Infeksioni i fusariozës që disa muaj më parë dëmtoi kulturën e kastravecit, tashmë mund të kurohet përmes një formule nënshartimi me kastravec të egër të realizuar nga drejtoria e bujqësisë së Lushnjes. Ministri i Bujqësisë Panariti ishte sot në një sere në fshatin Këmishtaj ku u realizua eksperimenti për të parë nga afër rezultatet e tij. Ministri Panariti, ndërkohë  u bëri thirrje fermerëve të mos blejnë fidane të paçertifikuar që dalin nga prodhues që nuk njihen dhe çertifikohen nga drejtoria e bujqësisë. Sipas tij, vetëm fidanet me nënshartesë garantojnë mbrojtjen nga infeksioni dhe një zhvillim të mirë të bimëve të kastravecit por dhe të bimëve të tjera. Edhe gjatë një takimi me prodhues dhe eksportues të prodhimeve bujqësore, Panariti theksoi se gjithë inputet bujqësore si farat, fidanet dhe pesticidet do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga AKU-ja, ndërsa theksoi se shteti do të përgjigjet vetëm për kulturat e fermerëve që i blejnë inputet në pika të çertifikuara dhe të autorizuara.