KRYEFAQJA » LAJME » Bukëpjekësi hollandez, gjyqtar i Shqipëri-Spanjë

Bukëpjekësi hollandez, gjyqtar i Shqipëri-Spanjë

Mund të tingëllojë paksa e çuditshme, por ky është ai që në zhargonin popullor një gjyqtar “me bukë me vete”. Në ndeshjen Shqipëri-Spanjë gjyqtar kryesor do të jetë holandezi i njohur, Bas Nijhuis, ndërsa ndihmës do të jenë bashkëatdhetarët e tij, Rob van de Ven dhe Çarls Shap.
38-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2007. E veçanta është se profesioni i tij i parë është ai i furrtarit, ndërsa administron një dyqan me prodhimi brumi në Enshede, që ndodhet në provincën e Orerisjelit në Tvente. Ai ka nisur të gjykojë që në moshën 15-vjeçare duke ndjekur hapat e të atit të tij, ish-gjyqtar në Holandë.
Me pak fjalë, shpresojmë që ajo që bukëpjekësi holandez do të ofrojë në “Loro Boriçi”, të na shijojë.