KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bukuroshja indiane Dempile Chetan Patel fiton “The Miss Globe”
Bukuroshja indiane Dempile Chetan Patel fiton “The Miss Globe”

Bukuroshja indiane Dempile Chetan Patel fiton “The Miss Globe”

Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall të premten fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”, organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar. Shoqëruese e parë u shpall Miss Kolumbia dhe shoqëruese e dytë u shpall Miss Shqipëria.
Në spektakël morën pjesë vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës, të cilat veç bukurisë prezantuan edhe vendet e tyre. Kompeticioni i bukurisë, u organizua nga Deliart Assosiation, regji të Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj. Drejtues ishin Iva Mera dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj. Krahas sfilatave të bukurosheve, spektaklit i dhanë vlera emra të njohur të skenës si Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj.
Spektakli i bukurisë “Miss Globe” ishte një rikthim në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritjes është edhe zotërues i patentës origjinale.