KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bullgarët dhe rumunët tashmë kanë të drejtë pune në Zvicër
switzerland

Bullgarët dhe rumunët tashmë kanë të drejtë pune në Zvicër

Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 qershori kanë të njëjtat të drejta për të punuar në Zvicër, si qytetarët e tjerë të BE-së. Mes Zvicrës dhe këtyre dy shteteve të BE-së kishte një marrëveshje për lëvizje të lirë që nga 1 qershori 2009. Por marrëveshja kishte kufizuar përfshirjen e bullgarëve dhe rumunëve në tregun zviceran të punës për një periudhë kalimtare. Zvicra kishte shfrytëzuar dy herë të drejtën e saj për të zgjeruar këto kufizime. Kufizimet kalimtare lejojnë qytetarët bullgarë dhe rumunë për të marrë një leje pune vetëm në kushte të caktuara në bazë rë sistemit të kuotave dhe kontrollin mbi pagën e tyre dhe kushtet e punës. “Nëse imigracioni nga Bullgaria dhe Rumania tejkalon mesataren prej 10 për qind në tre vitet e fundit më 1 qershor 2017, ose më 1 qershor 2018, Këshilli i Federaj do të jetë në gjendje për të futur kufizime të reja në tregun e brendshëm të punës, që do zgjasë deri më 31 maj 2019 “, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Bernë. Në fund të 2015 kanë jetuar në Zvicër 18 364 njerëz nga këto dy shtete, që paraqet një pjesë prej 0.9 për qind të banorëve të huaj.