KRYEFAQJA » LAJME » Bullgarët drejt votimit të detyrueshëm në zgjedhje
Bullgarët drejt votimit të detyrueshëm në zgjedhje

Bullgarët drejt votimit të detyrueshëm në zgjedhje

Parlamenti bullgar i hapi rrugë futjes së votimit të detyrueshëm në zgjedhje, duke filluar shqyrtimin e një projektligj, për të ndryshuar kodin zgjedhor. Qeveria e krahut të djathtë beson se nëse bullgarët detyrohen të dalin e të votojnë, atëherë kjo do te zvogëlojë mundësitë e mashtrimeve zgjedhore dhe njëkohësisht do të rrisë legjitimitetin e institucioneve. Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian, ka pasur 5 qeveri në më pak se 3 vjet. Zgjedhjet e fundit të vitit 2014, njohën shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje në 25 vitet e fundit, me vetëm 51 për qind. Ligji i ri sanksionon personat që nuk votojnë ose me gjobë rreth 28 dollarë, ose duke u hequr përfitimet sociale për tre muaj.