KRYEFAQJA » LAJME » Bullgari, Radev fiton presidencën, Borisov drejt dorëheqjes
Bullgari, Radev fiton presidencën, Borisov drejt dorëheqjes

Bullgari, Radev fiton presidencën, Borisov drejt dorëheqjes

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se do të japë dorëheqjen, pasi kandidati pro-rus i Partisë Socialiste, Rumen Radev, ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit. Borisov tha se “rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë treguar qartë se koalicioni qeverisës nuk e ka më shumicën”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari tha  se Radev ka fituar 59.4 përqind të votave, përballë kandidates së partisë GERB, Tsetska Tsaçeva, me 36 përqind. Dorëheqja e Borisovit pritet ta çojë Bullgarinë në zgjedhje të parakohshme. Radev, ish-gjeneral dhe shef i Forcës Ajrore të Bullgarisë, nuk ka mbajtur kurrë post politik. Presidenca bullgare është kryesisht ceremoniale, por presidenti mund të ndikojë në politikën e qeverisë.