KRYEFAQJA » LAJME » Bullgari, zgjedhjet presidenciale drejt raundit të dytë
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari nuk nxorën fitues të qartë,duhet një raund i dytë votimi

Bullgari, zgjedhjet presidenciale drejt raundit të dytë

Kandidati i pavarur Rumen Radev, i cili e ka mbështetjen e forcës më të madhe politike në Bullgari, Partia Socialiste Bullgare(BSP), fitoi më tepër vota në zgjedhjet presidenciale, 24.9 përqind. Në vend të dytë është Cecka Caçeva, kandidate e partisë qeveritare Qytetarë për Zhvillim Europian të Bullgarisë (GERB), e kryeministrit Bojko Borisov dhe kryetarja aktuale e Kuvendit Popullor Bullgar, me 22.3 përqind, treguan rezultatet e para preliminare. Po qe se këto rezultate konfirmohen zyrtarisht, Radev dhe Caqeva do ti masin forcat në rrethin e dytë të zgjedhjeve me 13 nëntor.

“Populli i tha jo apatisë dhe votoi për ndryshime”, porosit 53-vjeçari Radev, ish-gjeneral dhe pilot. Borisov më herët deklaroi se nëse Caqeva nuk del e para në rrethin e parë të votimit, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Për mandat të ri pesëvjeçar për president garuan 21 kandidatë. Fushata parazgjedhore kryesisht ka qënë e përqëndruar në të ardhmen e Bashkimit Evropian, roportet me Rusinë dhe kërcënimet nga rritja potenciale e fluksit te migrantëve nga Turqia fqinje. Votimi në zgjedhjet presidenciale për herë të parë ka qënë i domosdoshëm.