KRYEFAQJA » LAJME » Bullgaria, Greqia dhe Turqia me një qendër të përbashkët kontakti në pikëkalimin bullgaro-turk
Bullgaria, Greqia dhe Turqia me një qendër të përbashkët kontakti

Bullgaria, Greqia dhe Turqia me një qendër të përbashkët kontakti në pikëkalimin bullgaro-turk

Bullgaria, Greqia dhe Turqia kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin mes forcave të tyre të policisë, me hapjen e një qendre të re të kontaktit. “Ministrat e Punëve të Brendshme dhe zyrtarë të doganave nga të tre vendet fqinje inaguruan formalisht qendrën në kufirin bullgaro-turk”.“Kjo zyrë do të ndihmojë në analizimin e informacioneve mbi refugjatët dhe krimin e organizuar. Pika kufitare ku është ngritur qendra njihet si një nga pikat e kalimit të drogës dhe të trafikimit të qënieve njerëzore.