KRYEFAQJA » LAJME » Bullizmi në shkolla
social bullizmi ne shkolla femijet

Bullizmi në shkolla

Përdorimi i rrjeteve sociale dhe apo edhe chatimi shpesh herë bëhen burim kryesor i gjenerimit të konflikteve dhe ushtrimit të dhunës mes adoleshentëve brenda ambjenteve të shkollës. Të tilla konflikte ku viktima janë fëmijet dhe abuzuesit bashkëmoshatarët e tyre, janë shtuar shumë këto vitet e fundit. I tillë është edhe rasti i një video që ka qarkulluar nga dje në rrjetet socjale ku mbi një të ri ushtrohen veprime të turpshme.Vetë nxënësit dëshmojnë për episodet e bulizmit në shkollat tona.

 

Mësuesit thonë se kur rastet evidentohen nga këto situata, zgjidhet me ndërmjetësim nga komisioni i etikës në shkollë.

Psikologët shpjegojnë se një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni luan familja.

Hartimi i një ligji të posaçëm për bulizmin në shkolla do të ndihmonte në reduktimin e rasteve të dhunës së ushtruar mes bashkëmoshatarve.