KRYEFAQJA » LAJME » Bundesligë: Lewandowski rekord, pesë gola në nëntë minuta
Bundesligë: Lewandowski rekord, pesë gola në nëntë minuta

Bundesligë: Lewandowski rekord, pesë gola në nëntë minuta

Pesë gola të shënuar në nëntë minuta. Një rekord absolut. Nuk i ka shënuar një skuadër, por një qendërsulmues, pra sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, Robert Lewandowski. Bavarezët e Pep Guardolës copëtuan mbrëmë Volfsburgun, klubin e Volkswagen-it, duke i futur pesë gola në Alianz Arena (5-1).

Lewandowski i cili u fut në pjesën e dytë (46′) në vendin e Bernat hapi shfaqjen në të 51′, dha një të dytë në të 52′, një treshe në të 55′, bëri poker në të 57′, dhe në fund e mbylli me simfoni në të 60′. Një tërbim i mrekullueshëm. Volfsburgu kishte kaluar i pari në avantazh me anë të Caligiuri-t në të 26′.

Përsa i përket statistikave, rekordi i mëparshëm vjen nga viti 1999 dhe ishte vendosur nga norvegjezi i Mançester Junajtid Ole Gunnar Solskjaer, që shënoi katër gola në dhjetë minuta kundër Notingem Forest.

Kështu Bajerni i Mynihut është në krye të renditjes me pikë të plota pas gjashtë javësh. Anasjelltas Volfsburgut, gjithsesi në vendin e tretë, nuk i mbetet tjetër përveç kujtimit të një dite të keqe.