KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bundestagu i hap dritën jeshile kredisë për Greqinë
bunestag

Bundestagu i hap dritën jeshile kredisë për Greqinë

Parlamenti gjerman i hapi dritën jeshile lëvrimit të këstit të kredisë evropiane për Greqinë, duke i hapur rrugë një pagese prej 7,5 miliardë eurosh, në fund të javës së ardhshme. “Komisioni i Buxhetit në Bundestag u mblodh në një seancë të posaçme sot në mëngjes për të marrë një qëndrim për marrëveshjen e arritur në fund të majit në nivel të ministrave të Financave të zonës euro dhe që parashikon disbursimin e infuzioneve të reja financiare”, sipas një deklarate të Bundestagut. Komisioni, qëndrimi i së cilit për këtë herë përkon plotësisht me qëndrimin e Parlamentit, nuk do të votojë zyrtarisht për lëvrimin e kësaj kredie, por ka gjasa edhe të kundërshtojë një vendim të tillë. Mungesa e një qëndrimi vlen si miratim. Pas disa muaj negociatash të vështira, ministrat e Financave të zonës euro akorduan më 24 maj për të rifilluar planin e ndihmës për Greqinë, siç ishte rënë dakort në korrikun e 2015 për të shmangur daljen nga euro.