KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bundestagu miraton rezolutën për njohjen e gjenocidit armen

Bundestagu miraton rezolutën për njohjen e gjenocidit armen

Parlamenti gjerman miraton rezolutën që e konsideron vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid. Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t’i vështirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve. Armenët thonë se deri në 1.5 milionë banorë të tyre janë vrarë në masakrën e vitit 1915, ndërkaq autoritetet turke thonë se numri ka qenë shumë më i vogël. Deri tani janë mbi 20 shtete, përfshirë edhe Francën dhe Rusinë, si dhe Papa Françeskun që vrasjet e vitit 1915 i njohin si gjenocid.